Aktualitet 8 Nëntor 2023, 08:58

Reshje të dendura në Lezhë, rrezikohet përmbytja e disa banesave; ndërpritet energjia elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Reshje të dendura në Lezhë, rrezikohet përmbytja e disa

Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar gjatë orëve të natës deri në mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, Gjadër dhe Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit kanë rënë mesatarisht 36 mm shi.

Raportohen probleme në rënjen e inerteve në rrugë në njësinë Adminitrative Milot, në fshatin Shkopet, po kështu raportohet dhe në fshatin Delbnisht, afër kufirit me fshatin Shullaz.

Ndërkaq, raportohen probleme në qytetin e Rreshenit, nga dalja e lumit të Zmejës, në disa vende përroi ka dalë nga shtrati, si rezultat kemi prezencë uji në oborret e disa banesave por jo në banesa.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk raportohet, kurse me energji elektrike ke patur ndërprerje , kryesisht në zonat rurale, përshkak të rrjetit të amortizuar.

 

lezhë moti i keq