
Nën thirrjet “Lironi çunat” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit janë nisur nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në drejtim të komisariatit të policisë...
Sot është zhvilluar në Tiranë protesta e 34-t rradhazi kundër Kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas rreth 120 minutash fjalime nga podiumi i improvizuar përballë Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e qytetit.
Në mënyrë të organizuar, protestuesit, ashtu si edhe mbrëmjen e së enjtes, ndalesën e parë do e kenë te Komisariati nr 3 në Tiranë, atje ku mbahen të ndaluar disa nga qytetarët që protestonin në orët paradites së një dite më parë pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Nën thirrjet “Lironi çunat” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit janë nisur nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në drejtim të komisariatit të policisë.
“Poshtë patronazhistët”, ishte një tjetër thirrje që protestuesit kanë brohoritur, ndërsa lëkundnin flamuj kombëtarë.
Dy pankartat që binin në sy gjatë protestës së sotme ishin “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Shqipëria e Re”, teksa gjatë fjalimeve, u denoncua ajo që u konsiderua si dhunë e paprecedentë policore ndaj protestuesve paqësorë.
Pasditen e së shtunës pritet të mbahet protesta mbarëkombëtare, ku pritet ardhja në Tiranë, e mijëra shqiptarëve të diasporës. Pritshmëritë për këtë protest janë të larta, për shkak të numrit të madh të qytetarëve që pritet të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por jo vetëm.
Lini një Përgjigje