
Analisti Ermal Hasimja i ftuar në podcastin “TëPashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, analizoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Duke folur sa i takon fitores bindëse të Partisë Socialiste, Hasimja tha se Socialistët kanë perfeksionuar një sistem patronazhimi të cilin e kombinojnë me presionin ndaj administratës gjë që i jep atyre një avantazh në momentin që futen në zgjedhje.
Më tej, analisti nxori në pah edhe një paradoks të votuesit shqiptar i cili sipas tij, pasi voton për një parti e cila ka 12 vite në pushtet, të nesërme del dhe thotë që nuk jetohet në Shqipëri dhe se fëmijët e tij do i rris jashtë vendit.
“E kanë votuara sepse ka pushtet dhe e shpërndanë këtë pushtet. D.m.th t’i s’ke pasur kur presion në administratën shtetërore sa ke sot, shtoi këtu sistemin patronazhit etj etj. Dhe vetëm në Administratën publike janë 191 mijë. Tani gjatë fushatës mund të jenë bërë gati 200 mijë. 200 mijë veta shumëzoi për 4 secilin në familjet e veta se do jetë mami, babi, vjehrri, vjehrra, etj ty të bëhen të paktën 800 mijë vota. Çudia është pse nuk ka marrë më shumë PS. Që nga ky moment ti e nis fushatën zgjedhore me barazimin në xhep.
Pastaj shtoi këtu një armatë të tërë këtu nostalgjikësh, etj. Ke këta që dalin thonë që ka pasur nga këto që kujtojnë kohën e Enverit e thonë na lër pa drita e, bukë, ne nuk ndryshojmë. Kemi edhe këta të cilët pushteti është munduar ti llastojë. Po ti mbledhësh të gjitha këto, ti e kupton rezultatin. Çështja është këtu se problemi është moral. Si shpjegohet që dikush që rrit fëmijët dhe punon në administratë vendos që të votojë duke parë shumë mirë se çfarë po ndodh dhe nga ana tjetër pasi ka votuar, ulet në kafe me ty edhe të thotë nuk jetohet këtu, fëmijët si rris dot këtu. Do i rris jashtë. Kjo është pasatja që sfidon çdo lloj racionaliteti, që ti s arrin ta kuptosh dot. Është mister i madh. Këtu ndoshta funksionon vetëm psikologjia kolektive. Kjo nuk vlen për të gjithë por për aq sa për të prodhuar këtë rezultat që kemi”, tha Hasimja.
Lini një Përgjigje