
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tropojës, ku rezultati ka sjellë një fitore të thellë për Koalicionin Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Sipas të dhënave përfundimtare, PD-ja ka marrë 6,056 vota, Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta, me 2,510 vota.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate ka arritur të sigurojë 340 vota, përkatësisht 3.75%, duke ruajtur një prani modeste.
Subjektet e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 69 vota (0.76%), ndërsa Partia Mundësia ka marrë 31 vota (0.34%). Partia Koalicioni Euroatlantik është ndalur në 27 vota (0.30%), dhe Lëvizja Bashkë ka siguruar 20 vota (0.22%).
Votuesit në Tropojë i kanë dhënë shumë pak mbështetje partive të tjera të vogla. Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 6 vota (0.07%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 3 vota (0.03%), dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim vetëm 2 vota (0.02%). Partia Aleanca Demokracia e Re nuk ka marrë asnjë votë të vlefshme në këtë bashki.
Lini një Përgjigje