TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2023, 23:03

‘Rokadat’ në strukturën e PS, Kreshnik Spahiu: Pas vendimit të Ramës është SPAK dhe listat për “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

‘Rokadat’ në strukturën e PS, Kreshnik Spahiu: Pas

Jursiti Kreshnik Spahiu duke komentuar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, ai tha se ka dy arsye se pse kryeministri Rama bëri ndryshime në strukturën e partisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi se dy arsyet janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për  në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës. Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator.

Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita. Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”, tha Kreshnik Spahiu.

 

 

rama asambleja

Lini një Përgjigje