Aktualitet26 Korrik 2023, 19:10

Përplasjet në PD, Burimi: Bardhi kishte ambicie për të marrë partinë, por u tradhtua nga Basha

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në PD, Burimi: Bardhi kishte ambicie për të

Analisti Genc Burimi duke komentuar situatën e krijuar brenda PD-së, tha se Gazment Bardhi ka pasur synime për tu ngjitur në krye të PD-së.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Burimi deklaroi se sekretari organizativ i Partisë Demokratike kishte filluar të kishte shpresa për të marrë në dorëzim Partinë Demokratike, por rikthimi i Bashës në skenën politike i prishi punë. Sipas tij kjo është arsyeja se përse ka lindur konflikti i ri në PD. 

Zoti Bardhi përfaqëson të njëjtën rrymë si Basha, atë anti-non grata, ora anti Berisha dhe Bardhi mendoj se me largimin e Bashës me dorëheqjen e Alibeaj dhe me skarcimin e Berishës prej drejtësisë amerikane, Bardhi po përkëdhelte ambicien personale për të marrë ai ose grupi i tij partinë.

Imagjinoni nga një i panjohur që ka qenë para pak kohësh, Bardhi  gjendesh në kreu të partisë më të madhe opozitare në vend, në një aset financiar të jashtëzakonshëm që është ajo ndërtesë. Bardhi u ndie i tradhtuar, nuk e priste këtë operacion Blic nga ana e Bashës”, tha Genc Burimi.

basha bardhi pd