TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2026, 16:43

‘Rozafa Fish’, çerdhe dhune dhe vrasjesh/ Si mbylli gojën Luca për vdekjen e kamarierit dhe manovrat për skandalin e fundit

Shkruar nga Pamfleti
‘Rozafa Fish’, çerdhe dhune dhe vrasjesh/ Si mbylli
“Rozafa Fish City” çerdhe krimi

Skandale të njëpasnjëshme kanë përfshirë “Rozafa Fish City” të Gjergj Lucës, ku pas denoncimit për dhunë ndaj dy grave, rikthehet në vëmendje edhe vdekja e kamarierit Gazment Kurmaku në vitin 2021. Ndërsa denoncueset pretendojnë se u dhunuan nga Emiliano Leka, i identifikuar si ish-truprojë e Edi Ramës dhe i afërt me Lucën, biznesmeni ka reaguar duke sulmuar mediat, pa dhënë sqarime për ngjarjen.

"Rozafa Fish City" e Gjergj Lucës duket se është kthyer në një çerdhe vrasjesh, dhune dhe skandalesh.

Ndonëse oligarku i Edi Ramës e promovon në rrjetet sociale si arritje të madhe ku ka punësuar qindra persona dhe i ka dhënë gjallëri Elbasanit, në fakt skandalet aty po marrin përmasa të frikshme.

Ditën e sotme ka bërë bujë denoncimi i dy zonjave, të cilat janë dhunuar brenda ambienteve të resortit dhe policia as që e ka vënë ujin në zjarr.

Sipas tyre, konflikti nisi pasi familjarët kishin përfunduar drekën dhe po shëtisnin në ambientet e jashtme të kompleksit. Dikush u kishte bërtitur të mos kalonin në një zonë pas lokalit. Ajo rrëfen se ai më pas iu afrua me agresivitet dhe goditi fizikisht një prej familjarëve të saj, ndërsa edhe motra e saj mbeti e lënduar teksa ndërhyri për të ndarë sherrin. Jo vetëm kaq, por ata janë kërcënur në telefon që të largohen, pasi kërkuan takim me menaxherin. 

Një patrullë policie shkoi në vendin e ngjarjes, por nuk guxoi ose nuk u lejua të hynte brenda rrethimit ku ndodhi ngjarja.

Por ky është skandali i radhës që ndodh aty, pasi në vitin 2021, në lokalin e Gjergj Lucës u dhunua për vdekje Gazment Kurmaku, kamarieri i punësuar prej vitesh aty. Ai u qëllua me grusht nga Erion Llapushi dhe përfundoi në gjendje kome, ku pas disa ditësh ndërroi jetë. Llapushi arriti të arratisej, ndërsa është dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burgim. Ai është ende në kërkim. Por ajo që e bën më të rëndë faktin është se Gjergj Luca nuk e dënoi kurrë aktin dhe nuk tha gjysmë fjale për vrasësin. Madje edhe kur u thirr në polici, nuk foli për vrasje. 

Vetë faqja e “Rozafa Fish City” shprehej se ai vdiq nga një aksident: “Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët. Lamtumirë, miku ynë”.

Ndërkohë, për rastin e dhunës ndaj zonjave, Gjergj Luca u kujtua të reagojë, duke mos thënë asgjë. Në një video në rrjetet sociale ai u është hakërryer mediave, duke pretenduar se duan t’i vendosin gjobë. Por Gjergj Luca nuk e fsheh dot skandalin. Në vend që të thotë dy fjalë dhe të kërkojë ndjesë për sjelljen harbute të krahut të tij të djathtë, del dhe sulmon mediat.

Luca bën mirë të tregojë se përse u ndaluan zonjat të ecnin te kompleksi. Çfarë po fshihte oligarku i peshkut që nuk duhej ta shihnin klientët? Pse policia e ka zonë të ndaluar “Rozafa Fish City”? /Pamfleti



rozafa gjergj luca

1 Komente

  1. ?
    ?

    O Pamfleti ky Ilir Demalia ka bërë një shkrim te Tema ku flet për portale gjobaxhinjsh? Ç'është kjo histori? Është po i njëjti që dikur kërkonte që Spaku të hetonte Meron. ________________________________ https://www.gazetatema.net/blogu-tema/media-gjobevenia-dhe-drejtesia-qe-hesht-i561018__________________________________ https://www.google.com/url?sa=t

    Lini një Përgjigje