TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Në “Rozafa Fish City” është denoncuar një incident i rëndë dhune, ku sipas dy qytetareve, një person i lidhur me administrimin e biznesit ka ushtruar dhunë fizike ndaj klientëve.

Sipas denoncimit, viktimat janë goditur me grushte dhe shkelma, ndërsa situata ka agravuar deri në ndërhyrjen e policisë, e cila sipas pretendimeve nuk ka arritur fillimisht të ndalojë autorin. Rasti është bërë publik dhe po hetohet.

Në Akademinë e Sigurisë, 56 studentë janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në mensë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar menjëherë ambientet e ushqimit të menaxhuara nga kompania “Sori-Al”, pasi inspektimet kanë konstatuar kushte jashtë standardeve higjieno-sanitare.

Në GJKKO është paraqitur kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Sipas hetimeve, ai dyshohet se gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar përfitime materiale në këmbim të votave për një subjekt politik.

Në një tjetër rast, në Tiranë është arrestuar Anton Allakaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova dhe i dënuar me mbi 11 vite burg për vrasje. Ai është ndaluar për ekstradim dhe gjatë arrestimit i janë gjetur dokumente të falsifikuara me identitete të ndryshme.

Në Itali, shqiptari Astrit Tufa akuzohet për vrasje rrugore pasi përplasi për vdekje një këmbësor në gjendje të dehur dhe nën efektin e kokainës. Hetimet tregojnë se ai ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa analizat toksikologjike kanë konfirmuar nivel të lartë alkooli dhe prani droge në organizëm.

Ndërkohë, në Romë dy shqiptarë janë arrestuar për trafik kokaine. Policia italiane ka zbuluar një rrjet shpërndarjeje droge dhe ka sekuestruar rreth 40 mijë euro cash, kokainë dhe blloqe shënimesh që dokumentonin shitjet dhe klientët.

Një raport më i gjerë mbi krimin dhe drogën në Shqipëri tregon se gjatë muajit prill janë zhvilluar dhjetëra operacione antidrogë në qytete dhe zona të ndryshme, me sekuestrime kokaine dhe arrestime shpërndarësish.

Në plan ndërkombëtar, gazetari investigativ italian Nello Trocchia është vendosur nën mbrojtje shtetërore pas kërcënimeve me jetë për shkak të hetimeve të tij mbi mafian dhe trafikun e drogës. Ai ka investiguar edhe grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me organizatat mafioze në Europë dhe Amerikën Latine.

Në Mal të Zi është arrestuar Haris Monic, i dyshuar si pjesë e “superkartelit ballkanik” të trafikut ndërkombëtar të kokainës, të cilin Europol e konsideron një nga rrjetet më të fuqishme kriminale në Evropë.

Ndërkohë, në Greqi është regjistruar një grabitje spektakolare në një bankë, ku katër persona të armatosur kanë marrë rreth 200 mijë euro. Autorët kanë vepruar të maskuar dhe të organizuar, duke përdorur automjet për largim dhe armatim të rëndë. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje