TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2024, 07:28

Rrëzimi i Assadit, Karamuço: Shërbimi sekret rus e dërgoi në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i Assadit, Karamuço: Shërbimi sekret rus e dërgoi

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se regjimi i presidentit të rrëzuar në Siri, Bashar al-Assad, u gjend i vetëm, për shkak se Rusia është e përqëndruar te lufta në Ukrainë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sotiri u shpreh se edhe popullsia siriane apo fraksionet ishin të frustruar ndaj regjimit.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se largimi i Assadit nga Siria drejt Rusisë, u mundësua nga shërbimi sekret rus.

Juxhina Sotiri: Braktisja nga Rusia për shkak të vëmendjes në luftën në Ukrainë, bëri që regjimi i Assad të ishte i pambrojtur apo i vetëm. Goditja e Hezbollahut, bëri braktisje të dy aktorëve ndaj regjimit të Assadit. Ishte edhe lodhja apo frustrimi i vetë popullsisë dhe fraksionet në Siri. Siria është një nga vendet me sanksionet më të mëdha në botë. Kemi interes nga SHBA, kanë interes goditjen e ISIS, që zotëron një pjesë të konsiderueshme në Siri. Si Irani, si Siria, përveç goditjes së celulave, është edhe goditja për zhvillimin e një programi bërthamor na Irani. Prezenca e SHBA në një territor të konsiderueshëm në Siri, e bën të mundur këtë.

Ervin Karamuço: Ishte një lëvizje e shpejtë, e planifikuar mirë, e organizuar nga GRU ruse, me një avion special, që organizoi të gjithë fluturimin. Organizoi një plan dezinformues, sikur avioni kishte rënë diku. Kjo ishte për të mundësuar paprekshmërinë e avionit. Në Moskë, ai ka pasuri të investuara në imobiliare. Dyshohet se ai ka transferuar mbi 130 miliardë dollarë në bankat ruse. Aty është strehuar në një rezidencë, është e mbrojtur. Në Siri nuk ka armë me mbushje bërthamore, por armë kimike. Njësoj të dëmshme, por me rreze të kufizuar.

 

Lini një Përgjigje