
Rusia ka futur sërish në listë të zezë Shqipërinë. Kremlini ka miratuar një listë me 48 shtete që cilësohen si jo miqësore dhe mes tyre është vendi ynë.
Urdhri me listën është nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin dhe është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022.
Konkretisht, ai përfshin 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë miratuar sanksione të rënda kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt dhe kanë njoftuar dërgesat e armëve për ushtrinë ukrainase.
Përveç kësaj, në listë përcaktohen si vende armiqësore SHBA-ja Kanadaja, Australia, Shqipëria, Andorra, Britania, Islanda dhe Lihtenshtejni.
Në të njëjtën linjë janë edhe Mikronezia, Monako, Zelanda e Re Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, Tajvani Mali i Zi, Japonia Zvicerane.
Lista ruse ka përfshirë edhe ishullin Tajvan që Pekini e pretendon si të tijin.
Raportet mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk kanë qenë aspak të mirë prej shumë vitesh. Kanë qenë të shumtë diplomatët rusë që janë dëbuar nga vendi ynë, ndërkohë që pas luftës në Ukrainë, Shqipëria ka mbështetur të gjitha sanksionet dhe masat e marra kundër Rusisë.
Lini një Përgjigje