TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 22:06

Sa kushton një eskortë VIP në burgje? Gazetari: Të dënuarve të përjetshëm iu bëhen dhurata

Shkruar nga Pamfleti

Sa kushton një eskortë VIP në burgje? Gazetari: Të

Gazetari Sokol Bregu foli mbi fenomenin shqetësues të korrupsionit brenda ambienteve të burgjeve shqiptare.

Në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, ai komentoi rastin e fundit në burgun e Drenovës, ku dyshohet se një vajzë me emër të rremë, personazh publik, ka hyrë në qeli për një “takim special” me një të dënuar.

Pavarësisht se Bregu nuk dha shifra konkrete mbi sa kushton një eskort VIP në burg, ai theksoi se të dënuarve për jetë shpesh u bëhen dhurata, si një mënyrë për t’u dhënë privilegje në një ambient ku jetojnë të privuar nga liria.

Pjesë nga biseda:

Bregu: Duhet të ndajmë diçka. Nuk është një shkelje ligji. Ata mund t’i regjistrojnë si bashkëjetuese në një moment. Ligji shqiptar e njeh dhe bashkëjetuesen. Ajo që ka ndodhur në Drenovë ndryshon se është regjistruar me emrin e një personi tjetër. Jemi përballë dy gjërave, korrupsionit dhe vajzave që futen dhe kanë një takim special në favor të parave dhe të kënaqësive.

-Sa kushton?

Bregu: Zakonisht të burgosurve për jetë u bëhen dhurata si njerëz të privuar nga jeta. Po t’i hysh që një miss kushton diçka më tjetër e dikush tjetër më pak, është çështje që ha shumë diskutim. Nuk hy dot në çështje parash. Shqetësimi im mbetet korrupsioni në burgje.

Lini një Përgjigje