TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 10:59

"Lapaj nuk e mbajti fjalën", Artan Hoxha zbulon si do të procedohet me mandatin 

Shkruar nga Pamfleti

"Lapaj nuk e mbajti fjalën", Artan Hoxha zbulon si do të

Analisti Artan Hoxha ka folura mbi deklaratat e fundit të bëra Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani lidhur me mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas analistit, situata agravoi në momentin kur Adriatik Lapaj bëri një premtim ndaj të cili u tërhoq më pas. Hoxha e cilëson si një zhurmë të panevojshme dhe ngre një hipotezë për kandidatët që mund të dalin me qëllim marrjen e mandatit.

“Mendoj se gjëja është agravuar për faktin që përfunduan tek një mandat dhe në pararendje të marrjes së këtij mandati, Lapaj shkoi në ekstrem kur tha që po përfundova me një mandat, unë nuk e marr atë mandat. Ky është ekzagjërimi që bëhet sepse kur del para një publiku dhe thua se nuk e marr atë mandat dhe nëse përfundon me një të tillë, pendohesh për këtë…

Lapaj ishte i pari që theu fjalën e dhënë publikisht, del Zeqir Kordhoni e thyen dhe ai, dhe aty shkon si efekt domino. Tani fillon loja. Meqënëse njëri është daja i Shabanit dhe bllokon procesin, do dalë një kushëri i Lapajt që do bllokojë procesin më lart, derisa të shkojë tek i pari i listës.


Problemi vjen nga dy momentet: Gjithë ai koalicion me shumë zhurmë dhe me shumë investim mediatik mbi të, përfundoi tek një mandat dhe e dyta që vetë Lapaj bëri një premtim publik që e ktheu shumë shpejt. Ai premtim publik ishte i panevojshëm që nëse përfundon me një mandat, ai nuk e merr. Raporti i tij me mandatin nuk është i drejtë, është tekanjoz”, tha Artan Hoxha për "Euronews Albania".

 

Lini një Përgjigje