TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2024, 12:50

Sali Berisha dha llogari në SPAK, ironizon Artan Hoxha: Të marrsha të keqen!

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha dha llogari në SPAK, ironizon Artan Hoxha: Të marrsha
Artan Hoxha dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot për herë të parë nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Kjo ngjarje u prit me interes nga mediat dhe gazetarët.

Lidhur me marrjen në pyetje nga SPAK të Berishës, gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim me doza ironie. Hoxha shkruan se në momentin që Berisha doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, nga mezi i turmës së simpatizantëve u dëgjua thirrja ‘të marrsha të keqen’.

Sapo mbaroi seanca e marrjes në pyetje të “grupit të strukturuar kriminal të SPAK”,  para Sali Berishës….

ndërkohë nga mezi turmës, u dëgjua një thirrje: Të marrsha të keqen”- ka shkruar Artan Hoxha në postimin e tij në Facebook.

Sali Berisha ka mbërritur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga forca policie. Para SPAK ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i mbështetësve të tij.

“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin brohoritjet njëzëri të këtyre të fundit. Madje një prej demokratëve i tha: Të marrsha të ligat, të marrshat të keqen!

 

Lini një Përgjigje