TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2026, 20:49

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vend, kanceri në vend të dytë

Shkruar nga Pamfleti

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në vend,

Sëmundjet kronike të zemrës vijojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2025, sëmundjet e qarkullimit të gjakut përbënin 42.2% të të gjitha rasteve të vdekjeve. Një vit më parë, në vitin 2024, ato përfaqësonin 39% të vdekjeve natyrale.

Në vendin e dytë renditen sëmundjet tumorale, të cilat shkaktuan 15.2% të vdekjeve gjatë vitit 2025, një përqindje e pandryshuar krahasuar me vitin pararendës. Sipas statistikave, më të përhapurat janë tumoret e aparatit tretës, ndërsa meshkujt rezultojnë më të prekur se femrat.

Raporti evidenton gjithashtu një rritje të vdekjeve si pasojë e aksidenteve. Gjatë vitit 2025, ato përbënin 2.2% të rasteve të vdekjeve, nga 1.9% që ishin regjistruar në vitin 2024.

Të dhënat tregojnë dallime të qarta edhe sipas grupmoshave. Tek fëmijët, shkaku kryesor i vdekjeve mbeten komplikimet e lidhura me lindjen. Ndërsa tek të rinjtë dominojnë dëmtimet fizike dhe helmimet. Për moshën e tretë, sëmundjet përbëjnë shkakun kryesor të humbjes së jetës, me 72.9% të rasteve.

Sipas INSTAT, femrat kanë një jetëgjatësi më të lartë se meshkujt, ndërsa vdekjet e lidhura me pleqërinë rezultojnë më të shpeshta tek ato. Në total, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 21.394 vdekje, ose 3.2% më pak krahasuar me vitin 2024.

kanceri sëmundje

Lini një Përgjigje