TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Dhjetor 2025, 15:15

Sërish sherr me thika mes të miturve, çfarë duhet të ndodhë tjetër që institucionet të zgjohen? 

Shkruar nga Pamfleti
Sërish sherr me thika mes të miturve, çfarë duhet të
Mirela Kumbora Ministria e Arsimit, viktimat e dhunës

Këto tragjedi nuk janë më lajme të rralla, ato janë bërë të përhershme, aq të shpeshta sa po kthehen në “normalitet” dhe nuk po alarmojnë më as shoqërinë, as institucionet që duhet të veprojnë.

Plagosja e dy të miturve, në mes të ditës dhe pranë shkollës sot në Shkodër, duhet të ishte kambana e fundit e alarmit për institucionet shqiptare. Por në vend të reflektimit, vendi duket se po zhytet në një normalitet të frikshëm, ku të miturit plagosin, vrasin dhe vriten, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

Këto tragjedi nuk janë më lajme të rralla, ato janë bërë të përhershme, aq të shpeshta sa po kthehen në “normalitet” dhe nuk po alarmojnë më as shoqërinë, as institucionet që duhet të veprojnë. Vetëm kohët e fundit Shqipëria ka humbur tre të mitur nga dhuna mes bashkëmoshatarëve: 14-vjeçari Martin Cani, i therur me thikë në zemër pranë shkollës “Fan Noli”; 14-vjeçari Erald Xhejo në Maliq, i vrarë gjatë një konflikti banal dhe 15-vjeçari Erion Boba, që humbi jetën pas një sherri të nisur në TikTok, goditur me thikë nga një 14-vjeçar. Të tre raste të ndryshme, por me të njëjtën rrënjë: braktisjen totale të fëmijëve nga sistemi.

Këto krime po zbulojnë mungesën e frikshme të mbështetjes psikologjike dhe edukimit institucional në shkolla. Fëmijët rriten pa orientim, pa këshillim, pa strukturë, ndërsa rrjetet sociale u nxisin agresivitet, dhunë dhe rivalitet. Ky ndikim nuk monitorohet, nuk kufizohet dhe nuk parandalohet as nga institucionet, as nga prindërit, të cilët shpesh i lënë fëmijët nën “edukimin” e telefonit.

Ndërkohë, institucionet arsimore dhe ato të rendit flasin vetëm pasi ndodh tragjedia, gjithmonë me të njëjtat deklarata, gjithmonë me të njëjtën heshtje pas varrimit të radhës. Ministria e Arsimit duket se fshihet pas fjalëve të mira dhe statistikave që paraqiten si “suksese”, ndërsa realiteti i shkollave tregon dhunë, plagosje dhe vdekje të të miturve. Fëmijët po vriten në orarin e mësimit, në oborret e shkollave, në lagje, në rrugë. Dhe kjo duhet të tronditë thellë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe çdo strukturë që ka në dorë sigurinë dhe zhvillimin e të miturve.

Nëse nuk veprojmë sot, nesër emrat do të kthehen vetëm në numra. Dhe atëherë do të jetë shumë vonë jo për sistemin, por për fëmijët që duhej të mbronim./Pamfleti

 

sherret me thika mes te miturve

4 Komente

  1. p
    prind

    ministria fle gjum po ju o medja duhet te flisni se ka vajtur aty ku smban me po na vriten fmijet

    1. i
      ilda

      psikologet ne shkolla jane kot marin rrogen kot nuk e di cben ministria e si i ka lene shkollat ne kte gjendje po denoncoini kto raste se jan jet fmish ata han lekt e rroges e te vjedhjeve ne qytetaret e shkret vujm pasojat

      1. T
        Tony

        Rrasni te jatin brenda edhe ne se nuk i kap ligji femijet e mitur. Keshtu punonte ne kohen e xhaxhi Dulles.

        1. R
          Rina

          S ka ku të vejë më keq.Arsimi ka degraduar plotësisht.Drejtorët e shkollave kanë nga 12 vjet pa luajtur nga vendi,i kanë bërë shkollat si pronë.Mësues të aftë e të paaftë paguhen njësoj.Nuk ka rregulla për nxënësit ,ata vetëm të drejta.Shto organikën me parazitë psikologë e p.social, oficerë sigurie që dredhin zinxhirin. Shto organikën e zbukuro në letra ky është arsimi. Analfabetizëm me kuintalë. S ka meritokraci në arsim.Mësues të paaftë me lopatë.Të aftët të shkelur e të pamotivuar.Psikologet u bëjnë lavazh truri kalamjve, të apaafta. Gjendje alarmante ë.Brez pa rregulla. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen .po ku luajnë nga vendi këto kërma që e shkaterruan këtë vend! Mjerë Shqipëria!

          Lini një Përgjigje