Diell dhe mot i qëndrueshëm, kjo do të jetë tabloja sinoptike gjatë fundjavës në vendin tonë.
“Parashikohet që në fundjavë dielli të mbizotërojë në të gjithë territorin shqiptar dhe nuk do të ketë reshje. Dielli do të jetë prezent nga ora 9:30-10:00, deri në 15:00-16:00. Pas kësaj ore do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare, por kryesisht në zonat malore”, u shpreh sinoptikanja Lajda Porja.
Sipas sinoptikanëve edhe temperaturat do të jenë të larta, veçanërisht gjatë ditës duke arritur edhe në vlerat e 22 gradëve.
“Pritet që e shtuna të shënojë sërish 22°C, të dielën ka tendecë për një rënie të lehtë, megjithatë janë 21°C. Temperaturat në fakt kanë një anomali të theksuar, sidomos në vlerat e mesditës, pra vlerat maksimale 21-22 gradë, janë 5 apo 6 gradë më të larta seç duhet të regjistrojë muaji dhjetor”, shtoi sinoptikanja.
Edhe java e ardhshme pritet të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Lini një Përgjigje