Aktualitet23 Shkurt 2024, 14:50

Shantazhi i Rilindjes me Amnistinë Penale: I kemi 84 vota, do t’i bëjmë 90!

Shkruar nga Pamfleti
Shantazhi i Rilindjes me Amnistinë Penale: I kemi 84 vota, do t’i
Manja dhe Çuçi

Pasi Partia Socialiste e tërhoqi nga rendi i ditës ligjin për amnistinë sepse nuk i bëri dot votat që i duheshin as nga grupimi i Bashës as nga ai i Berishës, dy protagonistët Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja dolën tek shkallët e kuvendit përpara gazetarëve.

Në vend që të shpreheshin me modesti se kaq ishin mundësinë e PS, sipas votës që i ka dhënë populli, në prill 2021, se ata e bënë të tyren, se për të bërë 84 vota duhej edhe konsensusi me opozitën, shefi i grupit parlamentar dhe ministri i drejtësisë  u përfshinë nga një valë deliri arrogant. “PS i ka solide votat, por kemi dhe vota të tjera në kuvend” tha i pari Çuçi duke shtuar: “84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në parlament”.

Më një vetësiguri më fshatareske vijoi Manja: “Nuk duam votat e Lulzim Bashës me kusht. Duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha me vetësigurinë brutale të anëtarit të një qeverie që ka në xhep edhe votat e opozitës.

Po ti dëgjoje dy përfaqësuesit e rilindjes dukej gati gati sikur atyre i vinte turp që nuk kishin më shumë vota sesa i kishte dhuruar rezultati elektoral i zgjedhjeve të fundit, sikur nuk pajtoheshin dot me faktin se kanë vetëm shumicë të thjeshtë dhe aq pushtet të pakuzizuar sa iu duhet në çdo rast.

Në vend të një sjelljeje modeste ata shpërthye para gazetarëve:”aty i kemi 84″, “do i bëjmë 90-të” ose me delirin e njerëzve të gjithëpushtetshëm ose me frikën e atyre që nuk kryen dot zotimin që kanë marrë para shefit.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi të enjten në seancë se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes ndonëse të gjithë e kuptuan se kjo ishte një taktikë parlamentare, pasi po të rrëzohej me vota procesi duhej të fillonte nga fillimi.

Një ditë më parë forcat politike u përfshinë në debat mes tyre pasi në orët e fundit ishte përfshirë edhe një nen që lehtësonte dënimet për zyrtarët e lartë.

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se grupi i tij në parlament nuk do të merrte pjesë në seancë dhe bëri thirrje që “askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal”.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkonte një shumicë të cilësuar prej 84 votash që u prish pas “Jo”-së së Bashës.

Sipas qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar. Por për ta arrituk këtë objektiv PS po sillet me arrogancën e atij që bërtet lartë e poshte se ka më shumë vota sesa i kanë dhënë zgjedhësit./ Lapsi

shantazhi i rilindjes amnistia penale