
DEA ka dhënë mesazhin e qartë se nuk i beson askujt në strukturat shtetërore, por kërkon nga qytetarët që të japin informacione për trafiqe droge...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sinjalin e parë se Edi Rama është futur në rreth të kuq. Që pasi shpërtheu skandali “McGonigal”, raportet e kryeministrit me amerikanët kanë ndryshuar dhe si duket ata e kanë humbur besimin te autoritetet shqiptare.
“Pamfleti” raportoi pak ditë më parë se agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë kufizuar Edi Ramës informacionet sekrete dhe kjo duket se është konfirmuar sot.
Ambasada e SHBA ka dalë sot me një njoftim, i cili nuk bëri shumë bujë, por nëse analizohet me detaje, tregon qartë se amerikanët nuk ja u kanë besën autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht policisë.
Ambasada në njoftim kërkon nga qytetarët që çdo informacion që kanë për trafiqe droge, persona të përfshirë në krime, apo dhe për pastrim parash të kontaktojnë direkt me DEA-n. Pra kërkohet që informacioni të merret direkt nga qytetarët dhe jo nga autoritetet.
“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në whatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Si duket DEA nuk ka besim te policia apo prokuroria shqiptare. Shumë raporte flasin se grupet kriminale depërtojnë deri në nivele të larta dhe amerikanët kanë vendosur që të shmangin autoritetet në mbledhjen e informacioneve. Por duke qenë se kontakti i parë ku qytetarët drejtohen nëse shohin diçka të paligjshme është policia, duket se DEA e ka shmangur këtë institucion dhe i ka dhënë një mesazh të fortë qeverisë.
Pak kohë më parë DEA vendosi të hapë një zyrë të sajën në vendin tonë për të hetuar trafikun e drogës. Në vendin tonë po hynin tonelata me kokainë nga Amerika Latine dhe DEA solli ekspertë dhe hetues. Por duket se agjentët janë angazhuar normalisht dhe kërkojnë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët për të luftuar këtë fenomen, duke mënjanuar autoritetet. Rama dyshohet se ka korruptuar një agjent të FBI dhe DEA sot ka dhënë mesazhin e qartë se nuk i beson askujt në strukturat shtetërore. /Pamfleti
Lini një Përgjigje