Aktualitet 5 Shtator 2023, 09:46

Shëndeti i Fatos Nanos, përlotet ish-truproja: Unë do mbetem gjithmonë Tori i Nanos, ka vuajtur nga frymëmarrja

Shkruar nga Pamfleti

Shëndeti i Fatos Nanos, përlotet ish-truproja: Unë do mbetem

Truproja e ish-kryeministrit, Fatos Nano, ka rrëfyer si ishte të punoje me ish liderin e socialistëve.

Truproja që njihet si Tori i Nanos tha se është ofruar vullnetarisht për të mbrojtur ish kryesocialistin e më pas ky i fundit e përzgjodhi.

Gjendja shëndetësore e Nanos ka bërë që ai të përlotet në studio, ndërsa tregon se fillimisht nuk e besonte se ai ishte shtruar në spital.

“Ka vuajtur nga frymëmarrja. Nuk para i besoja, por pastaj pyeta miqtë, kolegët, persona që i rrinë afër dhe ishte e vërtetë.

Me thënë të drejtën u prek shumë. Arsyeja pse u preka, sepse për ato vite sa punova afër atij kam shkuar vetë vullnetarisht, pastaj më zgjodhi, në thonjëza kam braktisur familjen, prindërit.

Unë kam fituar vetëm një gjë nga ajo punë, emrin e madh Tori i Nanos, asgjë tjetër”, tha ai për “Vizion Plus”.

fatos nano truproja