Aktualitet23 Shkurt 2024, 16:32

Shi dhe erë e fuqishme, çfarë na pret nga nesër; Lajda Porja parashikon si do të jetë java e parë e Marsit 

Shkruar nga Pamfleti
Shi dhe erë e fuqishme, çfarë na pret nga nesër;
Lajda Porja

Moti gjatë fundjavës që na pret, do të dominohet nga reshje të përqendruara më shumë në disa qarqe të vendit. Edhe pse nuk parashikohen përmbytje, era do të jetë ajo që do të sjellë probleme, duke nisur nga mbrëmja e sotme.

Moti i qëndrueshëm dhe me diell, këtë fundjave do ja lërë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut. Ndryshimet atmosferike u vunë re që në mëngjesin e ditës së premte, për të vijuar dhe më pas gjatë gjithë ditës.

“Do të kemi reshje të pakta dhe të izoluara sonte, në mbrëmje gjatë natës dhe dita e shtunë do të zhvillojë vranësirat ku nuk do të mungojnë rrebeshet, kryesisht në zonat Shkodër dhe mbi Shkodër”,-tha Lajda Porja, meteorologe.

Qytetet si Saranda, Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena, të jenë zonat me të prekura nga këto rrebeshe shiu. Ndërkohë dita e dielë pritet të sjellë një përmirësim të motit, duke mos pasur reshje shiu gjatë gjithë kohës.

“Temperaturat janë të larta në fakt dhe gjatë ditës sot janë 20 gradë, e diela do bëjë ndryshimin që do jenë temperaturat me 3-4 gradë në vlerat maksimale”,-tha Lajda Porja.

Edhe pse nuk parashikohen përmbytje, era do të jetë ajo që do të sjellë probleme, duke nisur nga mbrëmja e së premtes.

“Do të kemi erë të fuqishme, mbi 60 km në orë, do të sjellë probleme në trafikun detare sidomos në brigjet detare”,-tha Lajda Porja.

Edhe pse hyjmë në javën e parë të pranverës, Marsi do të nisë me reshje shiu, ku e vetmja ditë që do të ketë një mot më të qëndrueshme pritet të jetë e marta.

lajda porja