TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2024, 22:39

Shi i rrëmbyer në Lezhë dhe Shkodër, përmbytet Fishta

Shkruar nga Pamfleti

Shi i rrëmbyer në Lezhë dhe Shkodër, përmbytet Fishta

Moti i keq është rikthyer përsëri mbrëmjen e sotme në zonën verilindore të vendit.

Reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Raportohet se vërshimi i përrenjve malorë ka sjellë probleme në fshatin Fishtë, duke bllokuar rrugën. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, ndërsa në rrezik janë edhe disa banesa.

Më herët Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëroi reshje të dendura shiu dhe shtrëngata në veri-perëndim të vendit.

Në vijim të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, në tre ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, i cili në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës do të shoqërohet me shtrëngata.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Lini një Përgjigje