TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2025, 21:34

Shifra të çmenduara/ Zbulohen disa prej projekteve që financoi USAID në Shqipëri, disa deri në 10 mln dollarë!

Shkruar nga Pamfleti

Shifra të çmenduara/ Zbulohen disa prej projekteve që financoi

Lista e projekteve, ja milionat që ka hedhur SHBA në Shqipëri...

Donald Trump duket se ka tronditur shumë shtete të botës, duke frenuar fondet e huaja dhe duke shkrirë USAID. Një prej vendeve që ka përfituar shumë fonde nga USAID është dhe vendi ynë. Sipas të dhënave të ambasadës amerikane, që nga viti 1992 e deri më sot janë dhënë mbi 500 milionë dollarë fonde.

Por ku kanë shkuar këto para? Të gjithë e dimë se ata që kanë përfituar fonde janë një grup njerëzish. Nëse shohim për shembull projektet mediatike, i kanë marrë disa individë pa asnjë kontribut në media dhe sot janë me vila e makina luksoze.

Po ashtu dhe në fusha të tjera. Janë me qindra organizata që kanë marrë para qyl. Vetë administrata e Trump e ka bllokuar faqen zyrtare të USAID, duke bllokuar të dhënat nga viti 2021 e deri më sot. Mirëpo të dhënat para kësaj periudhe janë të hapura dhe mund të shihen fare lehtë disa prej projekteve që kanë dhënë në Shqipëri ndër vite. Bëhet fjalë për shifra të llahtarshme, duke shkuar deri në 10 milionë dollarë.

Këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e projekteve, pasi ka dhe shumë e shumë të tjera që janë dhënë ndër vite, ku kanë përfituar jo vetëm shoqata, poe dhe bashki, ministri dhe organe shtetërore. Më poshtë ne po publikojmë disa prej projekteve, pa pasur asgjë e personale me peronat përfitues, por për të treguar se për çfarë shifrash bëhet fjalë.  

Disa prej projekteve të USAID në Shqipëri

1.  Emri: Programi i Përshpejtuar i Zhvillimit Qytetar dhe Bashkëpunimit të USAID-it

Kohëzgjatja: Janar 2017 – Korrik 2020

Buxheti: 2,078,919 dollarë

Zbatues: Qendra Burimore Kombëtare Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC)

 

2. Emri: Projekti i USAID-it Drejtësia për të Gjithë

Kohëzgjatja: Mars 2016 – Mars 2021

Buxheti: 10,596,573 dollarë

Implementues: East West Management Institute

 

3.      Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore

Kohëzgjatja: Janar 2012 – Shtator 2019

Buxheti: 17,582,943 dollarë

Implementues: Tetra Tech ARD

 

4. Emri: Promovimi i Transparencës në Financat e Partive

Kohëzgjatja: 1 tetor 2016 – 30 shtator 2018

Buxheti: 475,000 dollarë

Zbatues: Instituti Kombëtar Demokratik

 

5. Emri: Fuqizimi Ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuara

Kohëzgjatja: Shtator 2010 – Nëntor 2019

Buxheti: 1,109,860 dollarë

Zbatues: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

 

6. Emri: Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri

Kohëzgjatja: Tetor 2014 – Shtator 2018

Buxheti: 1,208,396 dollarë

Zbatues: Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri

 

7. Emri: Transparenca në Angazhimin Shëndetësor

Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2019

Buxheti: 1,999,030 dollarë

Zbatues: University Research Co.

 

7. Emri: AgroTourism Albania

Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2019

Buxheti: 695,270 dollarë

Zbatues: CEED Albania

 

8. Emri: Diber: Shtigje dhe Tradita

Kohëzgjatja: Mars 2017 – Mars 2020

Buxheti: 1,046,689 dollarë

Zbatues: Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Vendore

 

9. Emri: Programi për Zhvillimin e Sektorit Financiar

Kohëzgjatja: Shtator 2011 – Dhjetor 2018

Buxheti: 7,070,000 dollarë

Implementues: Aleanca Vullnetare për Rritjen Ekonomike

 

10.  Emri: Njerëzit së pari

Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Shtator 2018

Buxheti: 749,744 dollarë

Implementues: The Headhunter

 

11.  Emri: SmartCapital

Kohëzgjatja: Shtator 2016 – Mars 2021

Buxheti: 2,900,000 $

Zbatues: Creative Business Solutions

 

12.  Emri: Fondi i Investimeve dhe Financave të Turizmit

Kohëzgjatja: Maj 2016 – Janar 2020

Buxheti: 1,435,628 dollarë

Zbatues: Qendra për Edukimin Ekonomik dhe Biznes (CEBE)

 

13.  Emri: Rritja e Bizneseve Sociale në Shqipëri

Kohëzgjatja: Janar 2016 – Janar 2019

Buxheti: USAID 1,000,000 dollarë / Ndarja e kostos së YSB: 177,184 dollarë / Leva: 2,000,000 dollarë.

/Pamfleti

Shifra të çmenduara/ Zbulohen disa prej projekteve që financoi
Të dhënat e projekteve

Lini një Përgjigje