
Juristi Romeo Kara ka zbuluar për herë të parë arsyet se përse Genci Gjokutaj nuk është më avokati i Ilir Metës.
Pak javë më parë, në seancën për ish-presidentin u pa në sallë Kujtim Cakrani dhe jo Gjokutaj, i cili ka pasur miqësi të hershme me Metën. Askush nuk tregoi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi, por Kara shprehet se ka pasur sherr të madh mes tyre. Në një intervistë ai ka rrëfyer se gjatë një takimi mes Metës dhe Gjokutjat në ambientet e burgut 313, ka pasur të bërtitura.
“Një nga ulërimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, rrëfeu Kara për “Dritare.net”.
Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu. Kara shtoi se Meta po trajton procesin gjyqësor si betejë politike dhe personale, jo si një përballje serioze me drejtësinë.
Sipas tij, largimi i Gjokutajt është vetëm një simptomë e mënyrës se si Meta e trajton të gjithë sistemin, si pronë private. Në vend të një mbrojtjeje ligjore të qetë dhe profesionale, Meta kërkon nënshtrim total.
Lini një Përgjigje