TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2024, 14:03

Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine
Edmond Gashi

Nuk kanë fund situatat e pazakonta ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Pas kritikave të mjekes për pamjen dhe vrappit të mjekut Edmond Gashi, protagonist i kamerave të gazetarëve këtë radhë është bërë shoferi i Gashit.

Ai ka vendosur muzikë me volum të lartë para Gjykatës, aty ku gazetarët po raportonin live mbi skandalin e Onkologjikut.  

Teksa shefit të tij i konfirmohej masa e sigurisë, shoferi as nuk e ka vrarë mendjen.

Gashi sot u mjaftua me vetëm një fjali për të gjithë abuzimin 'Unë kam bërë detyrën…'

Ndryshe nga kolegia e tij, mjekja Alketa Ymeri (Pere) e cila pa iu dridhur qerpiku u ballafaqua me gazetarët, e madje iu hakërrye atyre për “prishje të imazhit”, gashi u largua me vrap nga Gjykata Penale e Tiranës.

Shanset janë që shoferi ta ketë pritur Gashin ‘duke festuar’ nën tingujt e këngëve latine te pjesa e pasme e godinës institucionale.

Skandali s’ka të sosur, e dhimbshme të mos shohësh as shenja pendese e reflektimi kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve…

 

edmond gashi

Lini një Përgjigje