Aktualitet13 Qershor 2024, 22:59

“Shpërthimet” e Metës, Alibali: Nuk është i marrë, po luan politikisht

Shkruar nga Pamfleti

“Shpërthimet” e Metës, Alibali: Nuk është i

Juristi Neritan Alibali deklaroi se presidenti i PL-së, Ilir Meta me deklaratat e tij politike po u jep mesazhe mbështetëseve dhe partisë së tij. Për mua u shpreh ai, Meta nuk po bënë sjelljen e një të marri, por po bënë një sjellje politike.

Sipas Alibalit,  Meta përveçse bëri deklarata të forta kundrejt SPAK sot, bëri dhe deklarata që shkelnin etikën publike.

Unë mendoj se SPAK nuk mund të intimidohet nga mënyra e sjelljes dhe deklaratat e z. Meta sikurse dhe vetë Meta e di që SPAK nuk intimidohet në këtë drejtim. Sjellja e Metës nuk është një sjellje e të marrit, por është sjellje politike”, tha ai

Gjithashtu juristi Alibali argumentoi se Meta është ndjerë në presion dhe nga fakti që vula dhe logo zyrtare i kaloi Sali Berishës dhe z. Meta është thjesht kryetari i një partie opozitar.

Nga ana tjetër z. Meta ka marrë dhe një goditje tjetër politike që ka të bëjë me vulën dhe logon e PD-së që i kaluan z. Berisha. Fakti që Ilir Meta për Sali Berishën për dy palë zgjedhje ishte kryetari ‘de jure’ i koalicionit opozitar sepse Meta firmoste të gjithë listat e kandidatëve, komisionerve etj. Derisa u mor vula nga Berisha, Meta ishte një faktor i rëndësishëm i opozitës ndërsa tashmë ai është thjesht kryetar i një partie në opozitë”, tha ai në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi”.