Aktualitet13 Qershor 2024, 22:32

“SPAK dërgoi letër-porosi për Metën”, gazetari zbulon çfarë e nxori nga “binarët” kreun e PL-së!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK dërgoi letër-porosi për Metën”, gazetari

Gazetari Eni Ferhati tregoi detaje nga hetimi që SPAK po i bën kreu të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit ditën e sotme kaloi më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme.

 I ftuar në emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”, Ferhati tha se Ilir Meta po hetohet mbi bazën e dy kallëzimeve që janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, për hetim pasuror dhe për lobimin e Partisë Lëvizja Socialiste për integrim në SHBA.

Unë di që janë nisur disa letër-porosi jashtë vendit, sepse në kallëzimin për zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi janë edhe fëmijët dhe lidhje të tjera krushqie dhe po gërmohet në themel e gjithë veprimtaria ekonomikë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.

Letërporosi janë dërguar në disa vende ky familja Meta-Kryemadhi kanë pasur aktivitet, si shkollimi i fëmijëve, vizita, pushime zyrtare apo qoftë edhe për transaksione të ndryshme financiare. Zoti Meta ka mohuar të ketë bërë ndërhyrje estetike, pasi të gjithë janë habitur nga humbja e shpejtë në peshë, megjithatë ai ka mohuar të ketë kryer operacione estetike”, tha Ferhati.