Aktualitet13 Qershor 2024, 22:41

Andi Bushati: Opozita është e dënuar të humbë në zgjedhjet e 2025

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Opozita është e dënuar të humbë në

Analisti Andi Bushati u shpreh pesimist për fitoren e opozitës në vitin 2025, pavarësisht se grupimi i madh i drejtuar nga Berisha orën vulën e PD-së.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se nëse në frontin opozitar futen laramanët nga partitë e tjera, që nesër do te joshen prapë nga paratë e Edi Ramës e të oligarkëve, opozita duhet ta harrojë fitoren.

Problemi është këtu që të gjitha këto kanë vlerë kur gara bëhet në një sistem demokratik. Kur nëse heqim këtë premisë, çështja shtrohet, kemi nevojë për një opozitë shumëngjyrëshe, laramane apo kemi nevojë për një bërthamë opozitarizmi radikal.

Unë jam për këtë të dytën, sepse unë mendoj se kjo opozitë është e dënuar të humbë në 2025 dhe, nëse ti fut në këtë frontin opozitar laramanë të të gjtha ngjyrave që nesër do te joshen prapë nga paratë e Edi Ramës, të oligarkëve, ti do të prodhosh të njëjtën fabul që do të nxjerrësh deputetë me vota opozitare, që do të kthehen në parlament si çamët që janë sot vota për Ramën.

Pra, nëse ka një për qind mundësi, që unë s’besoj që kjo opozitë të fitojë në 2025, por duhet një front sa më i gjerë. Në qoftë se ndajmë mendjen që në 2025, me gjithë arsenalin që ka Rama, e ka të shkatërruar betejën, nuk do ketë zgjedhje, atëherë vendi ka nevojë për një bërthamë radikale opozitarizmi. Në kushtet e kësaj nuk duhet opozita laramane, por opozitë radikale”, tha Bushati.