
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos teksa ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, theksoi se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e gjatë.
Ajo u pyet nëse ka shanse që Shqipëria të anëtarësohet në 2027-ën në BE.
“Një vend nuk duhet të këtë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është e mundur. Por është shumë rrugë para. Duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së”, tha ajo.
Kos u shpreh kundër idesë që një vend të bëhet anëtare e BE, por pa të drejtë vetoje.
“Nuk ka debat sa i takon ndërprerjes së të drejtës së vetos. Për mua nuk duhet të bëjmë që një vend anëtar të ketë dy kategori”, tha ajo.
Lini një Përgjigje