TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 13:18

Drejtori i landfillit në Delvinë, në pension prej 3 vitesh, por vazhdon aferat me mandat të skaduar

Shkruar nga Pamfleti
Drejtori i landfillit në Delvinë, në pension prej 3 vitesh, por
Feruz Basho /

Feruz Basho, ish-drejtues i HEC Bistricë, Pyjores dhe OSHEE Sarandë, që ka plotësuar moshën e pensionit dhe është përfshirë në disa hetime për korrupsion, vazhdon të qëndrojë në krye të “Bajkaj Land Sh.A” në shkelje të ligjit dhe me mbështetje politike...

Feruz Basho, drejtori 70-vjeçar i landfillit të Delvinës, duhej të kishte lënë detyrën më 12 tetor 2025, pas përfundimit të mandatit dhe plotësimit të moshës së pensionit. Por drejtuesit e Qarkut Vlorë e mbajnë ende në krye të ndërmarrjes, pavarësisht dosjeve për vjedhje, falsifikim faturash, mashtrime me mbetjet dhe pagë të paligjshme prej 2000 eurosh në muaj.

Skandalet me drejtues të administratës publike në jug nuk kanë fund.
Në krye të tyre qëndron Feruz Basho, drejtori i landfillit të Delvinës, që edhe pse ka plotësuar moshën e pensionit prej tre vitesh, vazhdon të qëndrojë në detyrë pa mandat dhe në shkelje flagrante të ligjit për administratën publike.

Sipas dokumenteve zyrtare, Basho u emërua më 7 tetor 2019 me vendim nr. 15 në krye të shoqërisë shtetërore “Bajkaj Land Sh.A.”, me mandat trevjeçar që përfundonte më 12 tetor 2022.

Drejtori i landfillit në Delvinë, në pension prej 3 vitesh, por

Por pas përfundimit të mandatit, në vend që të largohej për shkak të moshës së pensionit, Këshilli i Qarkut Vlorë, si pronar i landfillit, urdhëroi riemërimin e tij për një tjetër mandat trevjeçar, që skadoi më 12 tetor 2025.
Sot, ai vazhdon të drejtojë ndërmarrjen në mënyrë të paligjshme, pa asnjë dekret apo vendim të ri, dhe me heshtjen e plotë të institucioneve.

Në këto gjashtë vite në krye të landfillit, Feruz Basho ka përsëritur të njëjtin model korrupsioni që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij:

-  Mashtrime me sasitë e mbetjeve të depozituara,

-  Dy fatura për të njëjtin shërbim,

-  Punësime fiktive,

- dhe tendera të manipuluar për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Sipas ankesave të pesë bashkive që depozitojnë mbetjet në landfillin e Delvinës- Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol dhe Himarë, drejtori Basho ka falsifikuar sasinë e mbetjeve të regjistruara, duke deklaruar më shumë tonazhe se sa janë depozituar në realitet.
Ky manipulim i ka sjellë fitime të paligjshme prej qindra mijëra eurosh, ndërkohë që landfilli vetë është nxjerrë me humbje financiare, pavarësisht se bashkitë kanë paguar mbi 10 milionë euro për shërbimin, 20% më shumë se tarifa e miratuar për çdo ton mbetjesh.

Përveç mashtrimeve me faturat, Feruz Basho i ka caktuar vetes pagë mujore prej 2000 eurosh, dyfish më të lartë se drejtori pararendës.
Kjo i garanton një pension pleqërie në nivel ministrash e deputetësh, ndërkohë që landfilli që ai drejton është në prag falimentimi dhe me bilance të padeklaruara në Tatime.

Për ironi, Basho është i njëjti person që në të kaluarën është përfshirë në afera korruptive si:

-  Drejtor i HEC Bistricë,

- Përgjegjës i Pyjores Sarandë,

- dhe Drejtor i OSHEE Sarandë, ku ndaj tij janë hapur disa hetime për abuzim me detyrën dhe vjedhje fondesh publike.

Sot, në krye të landfillit të Delvinës, ai është kthyer në “esnafin e pushtetit vendor”, siç e quajnë me ironi vartësit e tij, “njeri që vjedh me kujdes dhe ndan me shefat”.
Burime nga Qarku Vlorë pohojnë se mbajtja e tij në detyrë është vendim politik, pasi Basho është një aktivist i vjetër i Partisë Socialiste në Sarandë dhe njihet për “lojën korrekte” të ndarjes së përfitimeve.

Drejtori i landfillit në Delvinë, në pension prej 3 vitesh, por

Nëse do të respektohej ligji, Feruz Basho duhej të ishte larguar më 12 tetor 2025, dhe i ndaluar për çdo funksion publik për shkak të moshës dhe abuzimeve të përsëritura.
Por me gjasë, drejtuesit e Këshillit të Qarkut kanë vendosur ta mbajnë në detyrë deri në vitin 2028, duke vijuar të përfitojnë së bashku nga skemat e vjedhjes në landfill.

Deri më sot, Basho nuk ka dorëzuar asnjë bilanc financiar të vërtetë në Tatime, ndërsa raportet e brendshme flasin për mijëra euro të zhdukura dhe kontrata të falsifikuara.
Landfilli i Delvinës është kthyer në burim personal pasurie për një drejtor të paligjshëm, i cili do të duhej të ishte në pension, jo në zyrë.

Kjo është fotografia e pushtetit lokal në Shqipëri, drejtorë të përjetshëm, të moshuar që nuk lëshojnë karrigen dhe institucione që i mbajnë për t’u vjedhur bashkë.
Në landfillin e Delvinës, mbetjet janë vetëm preteksti.
Aty ku përfundojnë plehrat e qytetit, fillon pasuria e pushtetit./Pamfleti

feruz basho

Lini një Përgjigje