TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 11:13

Përplasje fizike në Durrës dhe në Fushë Krujë, policia ndërhyn në qendrat e votimit; pezullohet procesi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje fizike në Durrës dhe në Fushë Krujë,

Procesi i votimit në Durrës dhe në Fushë Krujë është shoqëruar me përplasje fizike. Në Durrës ka pasur konflikt mes militantëve të Koalicionit Bashkë fitojmë dhe atyre të Partisë Socialiste.

Incidenti ka ndodhur në qendrat e votimit në shkollën ‘Neim Babameto’. Sipas opozitës, anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Po ashtu mësohet se simpatizantët e ‘BF’, nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit. Ndërkohë, policia ka zbaruar në shkollë, ndërsa ka larguar prej aty votuesit. Mësohet se Davida Ndoj, kryetare e qendrës administrative, ka hyrë brenda shkollës, që nuk lejohet diçka e tillë, e shoqëruar me militante të tjerë të PS. Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjnë mbështetësit e ‘BF’, duke sjellë përplasje fizike mes palëve.

Ndërkohë një përplasje fizike ka ndodhur dhe në Fushë Krujë. Incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në këtë qendër votimi dhe kanë nxjerrë më dhune duke e goditur komisionerin e opozitës, Ilir Hyka. Mësohet se në këtë qendër është pezulluar votimi.

"Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij", njoftoi policia.

incidente kruje durres

Lini një Përgjigje