Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Sipas tij, Ervin Mata është marrë peng para 13 vjetësh, në mes të ditës, para ngjarjes në ish-Bllok ku u bë i njohur emri i tij.
Hoxha ka treguar se si ai u fut në botën e krimit, duke deklaruar se ka ditur të bëjë marrëveshje për trafikun e drogës.
“Kur ka ndodhur ngjarja në Bllok, Ervin Mata ka qenë 31 vjeç dhe ky është futur shpejt në këtë lloj industrie, vjen nga një familje me gjendje shumë të mirë financiare, i ati ka pasur një hotel para ’97, nuk ishte nga këta që vinte nga rruga. Ai nuk ka grup të vetin, por marrëveshjet që bënte, linjat që përdorte, ishte i aftë të organizonte një transfertë droge nga Amerika Latine, e doje në Hamburg ta zbarkonte aty… Është marrë peng para RTSH, para se të ndodhte ngjarja në Bllok, në mes të ditës dhe është futur në një qendër tregtare aty pranë dhe është marrë nga Ervis Martinaj. U mor peng për një kullë që po ndërtohej. I është dhënë një çantë me 2 mln euro dhe i thanë çoja babait të firmoste, është filmuar aty”, tha ai.
Lini një Përgjigje