TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2025, 09:54

Shuhen vatrat e zjarrit në qarkun e Beratit, problematike mbetet situata në malin e Shpiragut

Shkruar nga Pamfleti

Shuhen vatrat e zjarrit në qarkun e Beratit, problematike mbetet situata

Vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Beratit.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë punuar gjithë natën në mënyrë që të shmangej rreziku për banorët dhe banesat.

Bëhet me dije se zjarret janë drejt shuarjes, por dëmi ka qenë i madh në bimësi dhe pemë frutore. Ende nuk mund të përllogaritet dëmi i shkaktuar.

Forcat e ushtrisë kanë qenë në terren që nga orët e para të mëngjesit, ndërsa 2 helikopterë të FA kanë ndërhyrë nga ajri.

Momentalisht problematike është vetëm pjesa perëndimore e malit të Shpiragut, ku ka ende vatra aktive.

 

Lini një Përgjigje