
Vendi po përballet me temperatura të larta dhe zjarret kanë pushtuar veriun e jugun, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, blegtori, por edhe në banesa. Më kritike aktualisht situata shfaqet në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë dhe në malin e Borshit .
Në malin e Shashicës më shumë se katër orë, vatrat e zjarrit janë aktive dhe po përhapen me shpejtësi duke djegur kryesisht kullota që ka ky mal, por duke rrezikuar disa stane me bagëti. Rreth 20 forca zjarrfikëse ndodhen në mal duke izoluar flakët dhe mbajtjen në kontroll të tyre. Situata bëhet kritike në orët e mbrëmjes për shkak te terrenit të thyer dhe të vështirë për te operuar.
Në malin e Borshit situata mbetet problematike. Pjesa e malit të Borshit vijon të digjet, pasi është shumë e vështirë për të ndërhyrë në këtë zonë, për shkak të terrenit.
Zjarri vijon të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në zonë, duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase të shërbimeve zjarrfikëse.
Sipas burimeve nga terreni, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë po i afrohet zonave të banuara, duke rrezikuar drejtpërdrejt disa banesa.
Lini një Përgjigje