Aktualitet 1 Tetor 2023, 13:42

Situatë alarmante në Fier nga zjarret, vatrat më problematike në Darëzezë dhe Pishporo

Shkruar nga Pamfleti

Situatë alarmante në Fier nga zjarret, vatrat më problematike

Flakët në pyllin e Pishporos dhe Derëzezës po vijojnë të përhapen me shpejtësi. Zjarri i favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë po e bën gjithnjë e më të vështirë shuarjen e vatrave aktive.

Kjo zonë po digjet prej 6 ditësh, ndërsa helikopteri i Forcave të Armatosura është në remont dhe po pritet ndërhyrja e BE.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ku në terren po punojnë 5 mjete zjarrfikëse me 20 efektivë, 40 efektivë të forcave të armatosura, punonjës të adzm, forca mbështetëse të bashkisë dhe një buldozer i Ministrisë së Mbrojtjes.

zjarr flake fier