Aktualitet 1 Tetor 2023, 12:17

Shpërthimi i fuqishëm në Ankara, Begaj: Akte të tilla bien ndesh me botën moderne

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i fuqishëm në Ankara, Begaj: Akte të tilla bien

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist në Ankara, teksa shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë turke.

“Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur nga radhët e forcave të policisë turke. Shpreh solidaritetin tim të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave,  të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë. Akte të tilla terroriste janë qasje të një bote të vjetëruar dhe bien ndesh me parimet dhe vlerat e botës moderne", shkruan Begaj.

Një shpërthim u dëgjua mëngjesin e sotëm para godinës së Gjysmëhënës së Kuqe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasuar nga të shtëna me armë zjarri. 

“Dy terroristë që erdhën me një automjet para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kryen një sulm me bombë dhe njëri prej terroristëve hodhi veten në erë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri, forcat e policisë morën masa të gjera sigurie në zonë. Yerlikaya bëri të ditur se nga ngjarja e ndodhur rreth orës 09.30, ku dy oficerë policie u plagosën lehtë.

begaj shperthim turqi