TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 12:14

“S’jemi kriminelë që sillni polici e ushtri”, protesta në mbështetje të News24

Shkruar nga Pamfleti

“S’jemi kriminelë që sillni polici e ushtri”,

Një protestë po zhvillohet përpara godinës së News24, ku prej ditës së shtunë, godina ku operonte ky televizion, është vendosur nën kontrollin e policisë dhe ushtrisë.

“S’jemi kriminelë që sillni polici e ushtri”, ishte mesazhi që u përcoll në protestë, ndërsa veprimet e policisë u konsideruan të paligjshme.

Protestës iu bashkuan gazetarë nga media të ndryshme, ndërsa u theksua se gazetarët duhet të bashkohen për të shpëtuar fjalën e lirë.

“Kush nuk e ngre zërin për këtë që po ndodh, do t’i shuhet zëri i tyre në të ardhmen. Kjo për faktin se nuk bëhet fjalë për të mbrojtur News24, por për të shpëtuar fjalën e lirë”, ishte një tjetër mesazh që u përcoll në protestën e organizuar nga Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Gazetari Osman Stafa u shpreh në protestë se “News24, televizioni i parë informativ në Shqipëri prej 25 vitesh, po përballet me një goditje të paprecedentë. Gazetarët nuk kanë bërë asgjë që të meritojnë këtë trajtim me polici e ushtri, sikur të ishin kriminelë.

Arma e gazetarit është vetëm mikrofon dhe kamera, dhe detyra e tyre është të denoncojnë korrupsionin dhe abuzimet.”

Ai theksoi se ndërhyrja ndodh pikërisht në një zonë ku do të instalohet një njësi prodhimi ushtarak, ndërsa ka dhjetëra e qindra fabrika dhe reparte të tjera ushtarake në vend që nuk preken, përveç News24 që nuk qëndron në linjën editoriale të qeverisë.

 

Lini një Përgjigje