
Demokrati Fatbardh Kadilli, duke analizuar zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe bashkimin e grupimit të Berishës me atë të Bardhit, e quajti këtë të fundit si njeri pa nuhatje politike.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania’ Kadilli tha se bardhi maksimumi është një jurist në atë parti, pasi sipas tij deputeti i PD-së s’ka lidhje me politikanin.
Më tej ai shtoi se një person që e fillon politikën si ministër nuk është politikan i mirëfilltë. Ai shtoi se grupimi i Bardhit duhet të flasë publikisht dhe të tregojë arsyet pse u bashkua me Sali Berishën dhe a janë me amerikanë apo jo.
“Këtu nuk ka politikë fare. Kur një njeri e fillon politikën nga ministër, nuk është politikan. Kur nuk është politikan mos prisni një arsyetim politik, maksimumi të luan me procedura se deri te juristi shkon. Ata mbrapa nuk iu dihen as emrat, më vjen keq se i kam kolegë një pjesë prej tyre por nuk kanë folur kurrë publikisht. Të thonë se përse lëvizën?! A janë me amerikanët apo janë me Berishën?”, tha Kadilli.