TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2023, 12:34

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, GJKKO lë në burg Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit, GJKKO

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën të cilët tentuan që të manipulonin dëshminë e Luftar Reçit në burg.

GJKKO ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën dhe me 2.4 vite burg Elton Kosovën.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 12.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 36 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Ervis Kosova, Gentian Goskova, kundër vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Goskova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Gentian Goskova me 2 (dy) vjet burgim.

3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Goskova të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Kosova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ervis Kosova me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Kosova të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

luftar reci gjkko gentian goskova elton kosova

Lini një Përgjigje