
Gazetari Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale bisedën e tij me disa banorë në Fushë Krujë, për ngjarjet kriminale që ndodhin atje.
Hoxha shprehet se qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve të funeraleve, ndërkohë pagesa për vrasjet kanë rënë.
Sipas Hoxhës kjo duket të jetë arsyeja pse i zhdukin kufomat, pasi nuk duan të ndajnë lekët me funeralin.
“Ndërsa pija kafen me disa vendalinj, në pritje të lirohej sadopak trafiku ne mbikalimin e Fushë Krujës, biseda shkon në hallet e ditës…
E pyeta njërin nga bashkëbiseduesit,
si duket situata?!
“Keq puna,- më tha.
Prit të bëhet më mirë dhe shkon më keq.
S’ka shtet mor vëlla!!!
Është rritur shumë çmimi funeralit, ndërkohë ka ra poshtë pagesa për vrasjet.
Ka shkuar 10 mije euro varrimi dhe 5 mije euro vrasja”…
Heu thashë, prandaj kanë filluar me i zhduk fare kufomat, se nuk dashkan me i ndarë lekët me funeralin!!!
Kur e mendon?!
Dikur ka qenë më shtrenjtë me vra dhe më lirë me varros.
Tani, mesa duket kemi ecur përpara.
Kushton më shtrenjtë varrimi se sa të vrasësh!!!!!”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje