TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2025, 22:05

Spahiu: Kritikat e Ramës ndaj Britanisë për 'Brexit', të tepruara dhe duheshin shmangur

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu: Kritikat e Ramës ndaj Britanisë për 'Brexit',

Kritikat e kryeministri Edi Rama ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, juristi Kreshnik Spahiu i cilësoi si të tepruara dhe se duheshin shmangur.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Spahiu tha se, Shqipëria nuk ka pse të përfshihet në një çështje që është mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

‘Sot kryeqytet e mëdha të Europës janë më të pasigurta se shumë vende në raport me nivelin e kriminalitetit. Rama e ka provokuar këtë debat sepse Rama s’kishte pse të futej në një çështje që është mes Britanisë dhe BE. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë së Madhe pse ajo doli nga BE, janë të tepruara. Pra mendoj se është e tepërt që Shqipëria të futet në një analizë nëse mori një veprim të drejtë apo të gabuar. Britania e Madhe ka emigracion dhe problemi që ka kriminaliteti i shqiptarëve në Britani, nuk është vetëm atje, numri i shqiptarëve që kanë një për qindje të madhe kriminaliteti është në Belgjikë është në Holandë’, tha ai.

 

Lini një Përgjigje