TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 10:52

Spahiu rikujton rastin e investitorit libanez: E dëbuam nga Lalëzi, sot investon miliarda euro në Mal të Zi

Shkruar nga Pamfleti
Spahiu rikujton rastin e investitorit libanez: E dëbuam nga Lalëzi,
Dhunimi i investitorit libanez

Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar për klimën e investimeve në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje rastin e një investitori libanez, i cili  u largua nga vendi pas një incidenti të rëndë të ndodhur vite më parë në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu theksoi se investitori, pasi u përball me dhunë dhe zgjodhi të largohej nga Shqipëria, po investon aktualisht miliarda euro në Mal të Zi, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës në vendin fqinj.

Sipas tij, largimi i investitorëve të huaj ka sjellë humbjen e projekteve të rëndësishme zhvillimore, ndërsa zonat bregdetare shqiptare janë përballur me ndërtime pa planifikim dhe betonizim.

Spahiu ndalet veçanërisht te Gjiri i Lalzit, duke argumentuar se debati i dikurshëm për mbrojtjen e zonës nuk arriti të ndalonte transformimin urban të saj, ndërsa projektet e mëdha të investimeve të huaja nuk u realizuan.

Ai shprehet se Shqipëria nuk ka arritur të tërheqë dhe mbajë investitorë strategjikë përgjatë vijës bregdetare, nga Saranda deri në Velipojë, duke shtuar se shumë prej tyre janë orientuar drejt vendeve të tjera të rajonit.

"Ky është investitori libanez që u rrah barbarisht në Lalëz dhe më pas zgjodhi të largohej. Sot ai investon miliarda euro në Mal të Zi, duke krijuar zhvillim, vende pune dhe mirëqenie për qytetarët e atij vendi.

Miliarda euro i larguam por Gjirin e Lalzit nuk e shpëtuam. Politikanët dhe bandat shqiptare e kanë shqyer coptuar dhe betonuar pa kriter. Sot askush nuk kujtohet për pishat dhe pyjet e prera në Gjirin e Lalzit por as për mega projektin gjigand. Nga Saranda deri në Velipojë nuk kemi lejuar asnjë investitor të huaj. Të gjithë i kemi larguar", shkruan Spahiu.

 

dhunimi i investitorit libanez kreshnik spahiu

Lini një Përgjigje