TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shtator 2025, 09:08

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, komisionerja Marta Kos: Do t'i hapim grup-kapitujt deri në fund të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, komisionerja Marta Kos: Do

Shqipëria hap sot katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Në fjalën e tij nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur vetëm 5 grupkapituj për t’u hapur.

Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten të jhapen deri në fund të vitit siç edhe është plani.

“I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën.

Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e  kishim planifikuar. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për t’ju pasur në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Mbresëlënës përkushtimi juaj dhe i ekipit shqiptar që po ecën mirë. Urime edhe një herë është një nder”, tha komisionerja Kos.

 

Lini një Përgjigje