
Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit ndaj Berishës.
Beci thekson se Gjykata duhet të kishte bërë një kërkesë të tillë që tek masa e parë ndaj Berishës.
“Parlamenti është ai që duhet të vendos në rast se do i hyjë interpretimit logjik dhe Kushtetues. Prokuroria dhe Gjykata u fut kot në një furtunë të këtij lloj, sepse mund të kish kërkuar autorizimin që në fillim, pra që tek masa e parë. Këta deputetë që do të shqyrtojnë një autorizim të tillë nga Prokuroria e Posaçme duhet të mendojnë dhe për veten e tyre”, tha ish-prokurori.
Ai ka foli në lidhje edhe me kriteret për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke shtuar se një masë e tillë, mund zbatohet vetëm në banesën ku jeton personi.
“Arresti i shtëpisë hyn në kategorinë e masave të sigurimit që është barabartë me arrestin në burg. Përsa i përket kushteve dhe veçorive që duhet të ketë arresti në shtëpi ato vendosen rast pas rasti nga një Gjykatë e cila vlerëson veprën penale dhe rrezikshmërinë e personit.
Zakonisht përcaktimet e kodit të procedurës penale kur caktohet masa e sigurimit nga një Gjykatë për një shtetas, janë të tilla që shtetasi ftohet të deklarojë adresën e tij të banimit. Adresa e tij e banimit, në rast se duhet të provohet me një certefikatë pronësie, duhet të jetë patjetër të jetë banesë”, u shpreh Beci për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje