TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 10:59

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthjellës

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe

SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Redjan Rrajës dhe Kejvina Kthjellës...

Gjykata ka caktuar datën 1 dhjetor, kur pritet që SPAK të shpallë pretencën për Redjan Rrajën dhe Kejvina Kthellën.

Çështja është për sekuestrim pasurish, ku nga hetimet, SPAK kërkon sekuestrimin edhe të një automjeti që ishte në përdorim nga Kejvina Kthella.

Vetë Rraja, i ka mohuar vazhdimisht dyshimet se ka lidhje me automjetin tip “Audi”, që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.

Redjan Rrajës i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave përveç makinës, edhe 1 apartament, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro, teksa SPAK kërkon konfiskimin.

Redjan Rraja është dënuar nga GJKKO me burgim të përjetshëm, ndërsa akuzohet si një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi.

Sipas njoftimit të GJKKO, Rraja akuzohet për 6 vepra të rënda penale.

Në njoftim gjykata sqaron të gjashtë akuzat, për të cilat ai ka marrë dënimin nga 4 vite burg deri në 35 vjet burg. Ndërsa si i përfshirë në atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm.

Akuzat për Redjan Rrajën

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

1.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit Redjan Rraja me burgim të përjetshëm.

1.7 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri Redjan Rraja, ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

spak redjan rraja kejvina kthjella sekuestrim pasurie

Lini një Përgjigje