TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Tetor 2025, 22:04

SPAK kontroll ndaj administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi; i zbërthehen telefoni, banesa dhe zyra!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kontroll ndaj administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi; i

Prokuroria e Posaçme SPAK ka zhvilluar kontrolle ndaj administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi. Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, vetëm për Karakaçin.

Sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala, SPAK dhe BKH-ja ka ushtruar kontroll në zyrat, banesat dhe telefonin e Administratorit të OSHEE.

Ky kontroll i befasishëm mësohet se është në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme, SPAK, po nuk ka detaje të mëtejshme se për çfarë bëhet fjalë. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi ndonjë reagim zyrtar nga ana e SPAK-ut lidhur me këtë kontroll.

Lini një Përgjigje