Aktualitet25 Maj 2023, 11:51

SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë, në pranga 15 persona

Shkruar nga Pamfleti
SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Durrës dhe
Prokuroria e Posaçme

SPAK po zhvillon një operacion antidrogë në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës, ku janë arrestuar 15 persona. Arrestimet janë kryer nga policia për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni vijon, teksa po zhvillohet në zona periferike të kryeqytetit, Fushë-Krujës, Krujës dhe Durrësit.

Policia njofton se janë asgjësuar 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

"Në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtari të tilla kriminale, pasi do të përballen me pasojat penale dhe sociale të tyre. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo dyshim që mund të kenë për raste të kultivimit të bimëve narkotike"-njofton policia.

prokuroria e posaçme spak operacion antidrogë