TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2025, 18:47

Spartak Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t'i marrë drejtimin e PD 

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t'i marrë drejtimin e
Avokati Spartak Ngjela duke folur për lirimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, ai tha se sheh shenja frike brenda selisë së PD-së.  

Sipas Ngjelës, fakti që Salianji nuk u prit nga demokratët tregon se ata tremben pasi mund të rivalizojë Berishën për të marr drejtimin e PD. 

"Salianji u arrestua dhe doli nga burgu dhe ai tani thotë më kanë dënuar politikisht dhe këta që  e mbrojtën kur u arrestua s’ja mori mendja se ai do të dilte me vlerë popullore dhe tani këta i tremb fakti nëse Salianji hedh kandidaturën për kryetar të PD.  
Saliu u tërhoq që ta priste kur doli dhe pas tij janë tërhequr dhe të tjerët dhe për mendimin tim Berisha nuk kërkon që ti jap vlerë politike Salianjit", tha Ngjela në “Report Tv” 

Një koment e pati edhe për largimet nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, ku i fundit ka qenë ish-kreu i PD-së, Vlorë, Genc Deromemaj i cili është emëruar në krye të Kadastrës në këtë qytet. 

“Po PS ka pasur interes. Edhe ai thotë unë po iki nga kjo lëvizje po shkojë tek kjo tjetra dhe këtu është interesi i partisë dhe i individit që konvergohen në një pikë. Kjo është politika, çdo parti ka të drejtë që të marr njerëz që i mendon se janë me karizëm të fortë në opinion publik pavarisht se ku ka qenë ai më parë”, përfundoi ai.  

Lini një Përgjigje