Aktualitet 6 Shtator 2023, 22:56

Takimi Bardhi-Berisha, Abilekaj: Opozita të reflektojë sa më shpejt, ndryshe Rama do zgjedhë vetë kë do ketë përballë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Bardhi-Berisha, Abilekaj: Opozita të reflektojë sa më

Gazetari Enton Abilekaj e ka konsideruar një hap pozitiv mbledhjen e deputetëve të PD-së ditën e djeshme.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se nga ky bashkim duhet të krijohet një bërthamë legjitime që të organizojë procesin zgjedhor. Mes tjerash ai këshilloi se para zgjedhjeve të 2025 duhet të krijohen institucione që të njihen nga të gjitha palët

Opozita ka bërë aq shumë gabime sa është në pikët që mund të bëhet Edi Rama ai që vendos e emëron opozitën. Nëse do të kemi një bashkim me 44 deputetë dhe organizohet opozita, ky është një hap i parë  që më në fund në parlament qeveria të ketë pak kontroll. Pse u bashkuan, kjo nuk do të thotë që deputetët e njohën Berishën për kryetar, kjo është vetëm fillimi. Nga ky bashkim mund të krijohet një bërthamë legjitime që të organizoj një proces zgjedhor gjithë përfshirës brenda PD që më në fund kjo parti të ketë institucione që të gjitha palët i njohin para zgjedhjeve  të 2025. Opozita ka nevojë që kjo që nisi të institucianlizohet urgjent dhe  të reflektohet në PD dhe në opozitë”, tha ai.

bardhi berisha opozita