TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2025, 14:29

Takuan në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, SPAK heton 4 zyrtarët e policisë; i sekuestron celularët

Shkruar nga Pamfleti

Takuan në qeli shefin e Rrugores Roven Zeka, SPAK heton 4 zyrtarët e

Prokuroria e Posaçme ka marrë dëshminë e katër zyrtarëve të policisë, të cilët zhvilluan takime me shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës Roven Zeka, teksa ai mbahej nën arrest në ambientet e Bllokut të Sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, përmes të cilave u verifikuan hyrje-daljet e zyrtarëve në Bllokun e Sigurisë, hetuesit e BKH-së i thirrën për t’i marrë në pyetje lidhur me arsyet e vizitës në qeli të kolegut të tyre.

Ndërkohë mësohet se të paktën 3 prej tyre iu janë sekuestruar celularët dhe po zbërthehen nga ana e ekspertëve për të parë komunikimet që mund të hedhin dritë mbi rastin.

Prokuroria po i heton zyrtarët nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi nuk lejohet që të kryejnë takime me persona nën hetim.

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ka sa sekuestruar celularin e një biznesmeni të njohur.

Dyshohet se sipërmarrësi ka ndërmjetësuar dhe vendosur lidhjen mes Roven Zekës, si edhe biznesmenit tjetër që dyshohet se ofroi ryshfet që gruaja e tij, e përfshirë në aksident rrugor me 5 të plagosur, të mos arrestohej.

Bashkë me shefin e Qarkullimit Rrugor, SPAK arrestoi edhe shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku.

Lini një Përgjigje