TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 22:18

“Të pres në rrugë”, Karamuço: Si Rrajat kërcënuan live kryepolicin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

“Të pres në rrugë”, Karamuço: Si Rrajat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Krujë, ku pjesëtarë të fisit të ish-deputetit Rrahman Rraja, dhunuan brutalisht dy pjesëtarë të fisit Maja.

Në një intervistë për “Euro News Albania” Karamuço tha se ndërhyrja politike bën që policia të ulë kokën përballë krimit. Ai tha gjithashtu se vetëm pak kohë më parë vëllai i deputetit Rrahman Rraja kërcënoi publikisht ish-drejtorin e policisë së Durrësit Neritan Nallbati, pasi ky i fundit i arrestoi të birin.

“Këta personazhe e kam parë në televizor që njëri prej tyre ka kërcënuar atë që sot është zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Neritan Nallbati, që mbulon policinë kriminale.

Drejtpërdrejt e ka kërcënuar, i tha të pres në rrugë, e ke personale me mua. Kjo ka kaluar në heshtje dhe nuk është bërë asnjë veprim. Neritan Nallbati në atë kohë ka qenë drejtor i qarkut të Durrësit, u bë një arrestim dhe doli xhaxhai dhe i tha drejtorit që e ke personale me mua.

U kërcënua drejtori i policisë së qarkut dhe nuk u bë asnjë veprim. Ne vetë i demotivojmë këta të policisë, ngrija lart kokën policisë dhe vendosi autoritetin që ka dhe pastaj gjykoje punën.

Nëse ai të kërcënon drejtorin “hajde në rrugë të flasim bashkë”, dhe t’i nuk merr asnjë masë, si do motivohet oficeri i policisë”, tha Karamuço.

karamuco rrajat kercenim

Lini një Përgjigje